Presidenti i Barcelonës Laporta tallet keq me Real Madridin - NACIONALE

Presidenti i Barcelonës Laporta tallet keq me Real Madridin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka dërguar mesazh të qartë rivalit të përbetuar Real Madrid, në prag të El Clasicos së parë të sezonit.

Gjigantët spanjollë do të përballet mes vete në një ndeshje miqësore parasezonale këtë të diele në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara.

Në prag të këtij takimi miqësor, menaxheri i fushatës së Laportas, Lluis Carrasco, e shpalosi një reklamë të madhe në një baner elektrik me mbishkrimin: “Mos u brengos Merengues, çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas”.

Me këtë, Laporta po ia kujtonte Real Madridit disfatën e thellë 4:0 që skuadra e Xavit ia shkaktoi sezonin e kaluar në Santiago Bernabeu.

Carrasco e kishte publikuar një reklamë të ngjashme edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale në klubin e Barcelonës më 2021. Një baner i madh pranë Santiago Bernabeut me mbishkrimin: “Mezi presim t’ju takojmë përsëri”.

Ai slogan kishte për qëllim t’ia fuqizonte Laportas fushatën për t’u kthyer në pushtet në klubin katalonas.

Me gjithë telashet financiare, Barcelona është përforcuar këtë verë

Barcelona është përforcuar dukshëm këtë verë duke nënshkruar me yje si Robert Lewandowski, Raphinha, Andreas Christensen dhe Franck Kessie. Por nuk ka mbaruar punë ende në tregun e lojtarëve.

Barça synon t’i ofrojë edhe mbrojtësin e Sevillës Jules Kounde dhe Bernardo Silvën e Manchester Cityt, pavarësisht borxhit të madh prej mbi një miliard euro.

Në rast dështimi për Kounde, Barça do të tentojë për Pau Torres të Villarrealit, William Saliba të Arsenalit apo Inigo Martinezin e Athletic Club.

Ndërkohë, në dy ndeshjet e para përgatitore këtë verë, Barcelona ka barazuar 1:1 me Olot dhe e ka mposhtur bindshëm 6:0 Inter Miamin.

Real Madridi, në anën tjetër, fushatën parasezonale do ta nisë pikërisht kundër Barcelonës të dielën.

Lajme të ngjashme