Presidenti i Atletico Madridit komenton të ardhmen e Joao Felix - NACIONALE

Presidenti i Atletico Madridit komenton të ardhmen e Joao Felix

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka deklaruar se sulmuesi Joao Felix mund të qëndrojë në klub, pavarësisht raportimeve për një kalim të mundshëm te Chelsea ose Arsenal.

Portugezi kohëve të fundit ka pasur raporte të ftohta me Diego Simeonen dhe është raportuar vazhdimisht për huazimin në Premierligë.

Sidoqoftë, një marrëveshje e tillë është mjaft e shtrenjtë me Atletico Madridin që kërkon 15 milionë euro për ta lejuar të largohet në gjashtë muajt e ardhshëm.

Përpos kësaj, "Los Rijoblancos" duan që pagat e Felixit t'i paguajë klubi që e huazon deri në qershor, që nënkupton edhe një vlerë prej 6 milionë euro, pa përmendur vlerën që do ta kërkojë agjenti Jorge Mendes.

Kështu, Cerezo është optimist se Felix do të qëndrojë në "Wanda Metripolitano" dhe këtë e bëri të ditur në intervistë për "Carrusel Deportivo": "Asgjë nuk është e pamundur në jetë, por është gjë normale nëse Felix qëndron te Atletico Madrid", deklaroi ai.

Shkaku i këtyre vlerave të larta, Manchester United ka hequr dorë nga 23-vjeçari dhe dy klubet londineze Chelsea dhe Arsenal mbesin të vetmet që po e vlerësojnë situatën.

"Topçinjtë" kanë nevojë për një sulmues pasi humbën Gabriel Jesus shkaku i lëndimit, derisa Chelseas po i mungojnë golat me Pierre-Emerick Aubameyang që ka shënuar vetëm një herë këtë sezon.

Felix nga ana tjetër nuk është se ka gjetur formën më të mirë te Atletico që kur u transferua në vitin 2019, duke shënuar vetëm 34 gola në 130 paraqitje në të gjitha garat.

Prioriteti i Arsenalit mbetet anësori i Shakhtarit, Mykhaylo Mudyrk edhe pse skuadra ukrainase po e vlerëson rreth 84 milionë funte - aq sa kushtoi Antony te Man United.

Lajme të ngjashme