“Prekja e parë më e mirë se e Lukakut” – Hodgson dështoi në pranim të topit, tifozët tallen me trajnerin e Crystal Palaces
Trajneri britanik, Roy Hodgson, për pak çaste u kthye në vitet e tij kur luante futboll aktiv, duke tentuar ta pranojë një top, por që dështoi, me tifozët dhe nga banka rezervë prapa tij që shpërthyen të qeshurat.
75-vjeçari është trajneri më i vjetër në krye të ndonjë skuadre në Premierligë, por tregoi se mosha është vetëm numër për të, kur skuadra e tij u përball me West Ham Unitedin.

Ishte larg pranimit të përsosur të topit, por tifozët e Crystal Palaces nuk ia vunë shumë mendjen, pasi skuadra e tyre po shkonte në pushim duke fituar 3:2 pas 45 minutave të para.
Crystal Palace Vs West Ham - 75 year old Roy Hodgson first touch
by u/Sal21G in soccer
Disa ende e vlerësuan teknikën e Hodgsonit, me një përdorues të Twitterit që shkruan: “Roy Hodgson me një prekje të parë më të mirë se [Romelu] Lukaku”.

Ndërkohë, komentatori i ndeshjes, Glenn Hoddle tha: "Ai duhet të punojë në atë prekje të parë".

Për fat të mirë për tifozët e Palaces, nuk ishte momenti i vetëm që ata mundën të brohorisnin gjatë pjesës së parë, e cila përfundoi në një festë goli.
Pas golit të hershëm të Tomas Soucek, Palace shënoi tre në 15 minuta me anë të Jordan Ayew, Wilfred Zaha dhe Jeffrey Schlupp.
Michel Antonio shënoi edhe një gol për West Hamin në pjesën e parë, për të siguruar se do të ketë ndeshje interesante edhe në 45 minutat e dyta.
Eze shënoi nga penalltia për Crystalin, ndërsa Aguerd për mysafirët, për epilogun final të takimit 4:3.