Potter: S'jam unë problemi te Chelsea
Trajneri Graham Potter insiston se nuk është problemi te Chelsea, por ka pranuar zemërimin e tifozëve pas humbjes në shtëpi nga Southampton.
"Blutë" e Londrës pësuan humbje nga pozita e tabelës, Southampton midis "Stamford Bridge" pas një goli të James Ward-Prowse nga gjuajtja e lirë.
Pas ndeshjes, Potter tha se e kupton zemërimin e tifozëve mirëpo insiston se nuk është problemi te Chelsea.
"Pas humbjes 1:0 në shtëpi, kritikat që marrim janë të kuptueshme. Mendoj se kemi një periudhë të vështirë dhe shumë sfida me lojtarët e rinj që kemi në Premierligë. Derisa rezultatet nuk vijnë mund të jetë vështirë, kështu është".
"Mendoj se njerëzit aty mendojnë se unë jam problemi, absolutisht. Nuk mendoj se kanë të drejtë, por nuk jam aq arrogant që të them se mendimi i tyre nuk vlen".
"Puna ime është të ndihmoj skuadrën, të punoj pavarësisht kësaj periudhe të vështirë. Bëmë një hap mbrapa gjatë pjesës së parë, por në pjesën e dytë u përgjigjem mirë, thjesht nuk ishte mjaftueshëm".
Chelsea në 17 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm dy fitore prandaj edhe presioni drejtë 47-vjeçarit është duke u rritur, prandaj nuk do të ishte ndonjë çudi nëse shkarkohet së shpejti.
Chelsea pësoi humbje edhe në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe tani i duhet ta përmbysin rezultatin nëse duan të avancojnë në çerekfinale.