Potter pas shortit të Ligës së Kampionëve: Jam i emocionuar, duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve
Trajneri i Chelseas, Graham Potter insiston se është i emocionuar se do të përballet me Real Madridin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Chelsea e kishte eliminuar Real Madridin në vitin 2021, por pastaj pësuan humbje vitin e kaluar, me spanjollët që fituan trofeun e 14-të në histori të klubit.
Pas hedhjes së shortit, Potter ka deklaruar se është i emocionuar dhe që synon ta fitojë krejt Ligën e Kampionëve.
"Ndjenjat e mia janë emocionuese. Kam thënë se do të provojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe është e njëjta për shtatë klubet që janë në short gjithashtu, jam i sigurt".
"Do të fokusohemi te Real Madrid kur të mbërrijmë aty, por për momentin mendimet tona janë vetëm për nesër dhe Evertonin. Më mirë të fokusohem te Evertoni pasi ajo tjetra është shumë e gjatë".
Potter edhe lavdëroi trajnerin Carlo Ancelotti, duke deklaruar se tekniku italian ka një karrierë të mrekullueshme.
"Nuk e njoh personalisht por kam luajtur ndaj tij kur ishte te Everton dhe ai është zotëri. Kam shumë respekt për të dhe karrierën e tij. Fitimi i Ligës së Kampionëve, vazhdimi që sa vite, është e mrekullueshme".
Ancelotti hyri në histori vitin e kaluar duke fituar për herë të katërt në karrierë Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë mes këtyre Real Madridit dhe Chelseas zhvillohet në "Santiago Bernabeu" më 11 prill, derisa ajo kthyese një javë më vonë në "Stamford Bridge" me 18 prill.
Fituesi i kësaj përballje avancon në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e takimit Manchester City - Bayern Munich.
