Liga e Kampionëve: Manchester City – Bayern Munich, Real – Chelsea në çerekfinale - NACIONALE

Liga e Kampionëve: Manchester City – Bayern Munich, Real – Chelsea në çerekfinale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City do të përballet me Bayern Munich në atë që shihet të jetë ndeshja më e fortë në fazën çerekfinale të garës së sivjetshme të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi, Real Madridi do të përballet me Chelsean.

Milan kundër Napolit do të jetë një përballje italiane në çerekfinale.

Interi do të ketë punë me Benfican në rrethin e tetë më të mirëve.

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të zhvillohen të martën më 11 dhe të mërkurën 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill.

Fituesi i përballjes City – Bayern, do të përballet me fituesin e duelit Chelsea – Real në gjysmëfinalen e parë.

Ndërsa, fituesi i takimit Benfica – Inter do të ballafaqohet me fituesin e duelit Milan – Napoli në gjysmëfinalen e dytë, që nënkupton se ka gjasa shumë të mëdha që një skuadër e Serie A të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve pas shumë viteve.

Lajme të ngjashme