Potter: Kritikët duhet të dëgjojnë Pep Guardiolan dhe te më respektojnë më shumë - NACIONALE

Potter: Kritikët duhet të dëgjojnë Pep Guardiolan dhe te më respektojnë më shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseas, Graham Potter ka pranuar se kritikët nuk janë komplet gabim, por mendon se duhet ta respektojnë më shumë punën e tij.

Skuadra e Potter nesër do të përballet me Manchester Cityn në "Stamford Bridge", mirëpo pavarësisht formës jo të mirë Pep Guardiola gjithnjë e ka mbështetur publikisht Potterin.

"Ti e kupton këtë kur rezultatet nuk janë si do ti, gjithmonë do të ketë njerëz që do të të pyesin. Dhe shkaku që jemi njerëz nuk mund të bësh gjithçka perfekte dhe ka vend për përmirësime, nuk është se kritikat e njerëzve janë 100 për qind gabim. E kuptueshme".

"Por, nëse shikon jo vetëm Pep, njerëzit e tjerë që kanë luajtur ndaj skuadrave të mija dhe kanë parë punën time, është një nivel gjeneral i respektit. Kjo padyshim është nga perspektiva ime drejt tij sepse është person fantastik, por gjithashtu për atë që ka arritur në futboll edhe si trajner. Është e mrekullueshme".

Potter ka qenë në krye të Chelseas për vetëm 15 ndeshje që kur zëvendësoi Thomas Tuchel duke nënshkruar kontratë për pesë vite, por është nën presion pas barazimit 1:1 ndaj Nottingham Forest.

Sidoqoftë, ai në konferencë për media deklaroi se edhe humbja e pikëve është pjesë e lojës.

"Shumë gjëra kanë ndodhur në këto 15 ndeshje dhe jam këtu vetëm që katër muaj dhe duket si më shumë që të jem i sinqertë. Padyshim është një sezon unik".

"Ne e shohim Manchester Cityn si një mundësi të luajmë ndaj një ndër klubeve më të mira në botë. Do të jetë ndryshe nga loja e fundit, por do të jetë e komplikuar dhe e vështirë. Të nevojiten këto ndeshje dhe ke nevojë edhe për ato si Nottingham Forest gjithashtu".

"Pavarësisht sa duam të fitojmë dhe nuk dua ta dukem si dikush që e pranon humbjen, por fatkeqësisht është pjesë e lojës që të lëshosh pikë, nuk ke sukses nëse nuk vuan dhe përmirësohesh".

Ndërkohë, Chelsea është duke synuar transferimin e Enzo Fernandez nga Benfica, si dhe t'ia rrëmbejë Shakhtarin Mykhaylo Mudryk, i cili që disa javë kërkohet me ngulm nga Arsenali.

Lajme të ngjashme