Portieri i Kombëtares Aro Muric e bën një gabim të rëndë ndaj Evertonit (VIDEO)
Pas tri paraqitjeve të para të shkëlqyera në Premierligë nga portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ai tani ka bërë një gabim shumë të rëndë, ku skuadra e tij ka pësuar humbje nga Everton.
Muric debutoi në elitën angleze më 16 mars, duke treguar paraqitje fantastike në fitoren e skuadrës së tij ndaj Brentford.
Paraqitje edhe më të mirë pati ndaj Chelseat, ku bëri 11 pritje dhe u vlerësua shumë lart në barazimin 2:2, teksa ishte një nga më të mirët edhe në barazimin 1:1 ndaj Wolves.
Por portieri i Kombëtares së Kosovës ka zhgënjyer sot tifozë të shumtë, pasi me gabimin e tij, Burnley u mposht 1:0 nga Everton.
25-vjeçari njihet për gjakëftohësinë e tij me topin në këmbë edhe pse shpesh rrezikon shumë, e një nga ato raste ishte sot.
Zhvilloheshin minutat shtesë të pjesës së parë, kur Aro Muric po mbante topin dhe po priste bashkëlojtarët e tij të hapeshin, teksa duke tentuar pasimin në një zonë të rrezikshme gaboi duke goditur kundërshtarin Calvert-Lewin, i cili shënoi për 1:0.
GOAL | EVERTON 1-0 BURNLEY | DOMINIC CALVERT LEWIN GIVES EVERTON THE LEADpic.twitter.com/J2xN5cg4i0
— SimplyGoal (@SimplyGoal) April 6, 2024
Gjërat nuk kishin si të shkonin më keq për skuadrën e kosovarit që po lufton për mbijetesë, kur Dara O'Shea mori karton të kuq direkt.
Deri në fund të ndeshjes ndryshim në rezultat nuk pati dhe Burnley pësoi humbje për shkak të gabimit të Aro Muric/
Burnley do ta ketë shumë të vështirë për të shpëtuar këtë sezon, pasi kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund, janë gjashtë pikë larg vendit që siguron mbijetesën në Premierligë.