Portieri 40-vjeçar skocez mbron dy herë radhazi penallti kundër Napolit
McGregor është hero absolut i Rangersit deri më tani, pasi në dy raste ka arritur t’i mbrojë penalltitë e ekzekutuara nga Zielinski.
Ylli polak së pari gaboi nga penalltia, por Politano e devijoi topin në rrjetë. Mirëpo gjyqtarët vendosën që ta përsërisin edhe një herë 11-metërshin.
Sërish ishte Zielinski që mori përgjegjësinë për ta goditur penalltinë, por edhe një herë ishte portieri 40-vjeç, McGregor, ai që arriti ta mbrojë gjuajtjen e tij.
Rezultati vijon të jetë 0:0, edhe pse ekipi skocez është me një lojtar më pak në fushë.