Policia e Rumanisë ofron mbrojtje e veçantë për tifozët e Kosovës, paralajmërohen masa të rrepta sigurie
Pas incidenteve që ndodhën në shtator të vitit 2023 kur Kosova përballej me Rumaninë në udhëtim, tani janë paralajmëruar masa të rrepta.
Të dy këto skuadra tani do të përballen në kuadër të Ligës së Kombeve, pasi si Kosova dhe Rumania e kërkojnë vendin e parë në grup.
Rumania qëndron më mirë, pasi fitoi përballjen e parë direkte, duke triumfuar 3:0 ndaj Dardanëve në Fadil Vokrri.
Nesër do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur, me fillim nga ora 20:45.
Pasi u paralajmërua se stadiumi do të jetë plotë, policia rumune ka ardhur me njoftim se do të ketë masa të rrepta sigurie.
Policia në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë do të ofrojnë mbrojtje të veçantë për tifozët e Kosovës, për t'iu garantuar atyre lëvizje të sigurt drejt stadiumit, teksa kjo siguri do të garantohet edhe në qytet.
Në deklaratën e policisë thuhet se tifozët do të shoqërohen nga një kordon special i forcave të rendit.
Në stadium do të lejohen vetëm flamujt e Rumanisë dhe Kosovës, pasi siç dihet herën e kaluar mesazhet me gjuhë urrejtje shkaktuan eskalim të situatës.
Do të ketë masa shtesë për kontroll të njerëzve dhe veturave, në mënyrë që të parandalohet futja e materialave të rrezikshme.
Mesazhi "Kosova është Serbi" shkaktoi ndërprerje të ndeshjes për afër një orë në vitin e kaluar, gjë që ka rritur kujdesin te autoritetet rumune që një gjë e tillë të mos përsëritet më.
Në njoftimin e policisë, sipas ligjit të vitit 2002, ndalohet nxitja e urrejtjes kombëtare, racore ose fetare, si dhe diskriminimi dhe krimi kundër paqës dhe njerëzimit.