Pogba thotë se sezoni që lamë pas ishte më sfiduesi për të në karrierë
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, u tregua i sinqertë duke reflektuar mbi sezonin e tij të tmerrshëm me Juvenutsin, duke diskutuar për problemet e ndryshme me lëndime që e ndaluan atë të tregonte më të mirën në fushë.
Mesfushori 30-vjeçar u transferua me shumë bujë verën e kaluar te zonja e vjetër, por nuk u desh shumë kohë që gjërat të shkonin keq. Ai pësoi një dëmtim në gju gjatë turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara dhe fillimisht zgjodhi një trajtim më ndryshe, duke mos dashur të rrezikojë të humbasë Kupën e Botës.

Kjo ndodhi pavarësisht urdhrave të mjekëve të ndryshëm dhe ky veprim rezultoi i dëmshëm kur lëndimi u përkeqësua. Pogba iu nënshtrua një operacioni në fillim të shtatorit dhe nuk u kthye në lojë deri në fund të shkurtit.
Pasi bëri disa paraqitje, Pogba pësoi një dëmtim muskulor pas goditjes së lirë në stërvitje, një dëmtim që e detyroi të largohej nga fusha për gati një muaj. Pasi u kthye përfundimisht në maj, ai tregoi disa shkëndija të shkurtra të shkëlqimit të tij përpara se sezoni i tij të përfundonte herët për shkak të një problemi në hamstring.
Duke folur për Views përmes Calciomercato.com, Pogba reflektoi për vitin e tij të parë të kthimit në Juventus.
“Dëmtimet që erdhën këtë vit janë të gjitha për shkak të problemeve mendore. Asnjë sezon nuk ka qenë më sfidues sesa ky që kalova. Fitorja ime më e rëndësishme do të jetë të kapërcej njëherë e përgjithmonë këto pengesa.”
#Pogba e la stagione da incubo con la #Juve: 'I miei infortuni sono legati a problemi mentali' https://t.co/wFm6IFpOXo
— calciomercato.com (@cmdotcom) June 17, 2023
