Pogba: Do të jepja para për të luajtur për Juventusin, ndihem si luani në kafaz
Mesfushori Paul Pogb ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka shpjeguar “gabimin” për dështimin në testin e dopingut, ndërsa është gati për të dhënë para që të luajë për Juventusin prapë.
Dënimi prej katër viteve francezit i është zbritur në 18 muaj, prandaj në janar ka të drejtë të nis stërvitjet dhe në muajin mars të rikthehet në fushën e gjelbër.
Ai në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka komentuar situatën, duke pranuar se ndihet më i uritur se kurrë që të luajë sërish.
“Do të jem Pogba i ri, më i uritur, mençir dhe fortë. Kam stërvitur vetëm tërë vitin dhe jam gati të kthehem në normalitet në vitin 2025. Kam vetëm një dëshirë: Të luaj futboll”.
“Nuk munda të kisha kontakt me lojtarët e Juventusit shkaku i problemeve ligjore, por shumë ish bashkëlojtarë ose të tashmë më kanë mbështetur. Juan Cuadrado më telefonoi çdo dy ditë dhe më bëri të qeshja. Dybala më dërgoi shumë mesazhe, pastaj McKennie, Kean”.
Trajneri Thiago Motta ka paralajmëruar se Pogba nuk do të jetë më pjesë e Juventusit.
“Nuk kam qenë në gjendje të flasë me të, por momenti do të vjen. Jam i fokusuar që të jem gati për të luajtur. Aktualisht jam lojtar i Juventusit dhe kjo është e tëra që kam në mendje”.
“Do të flasë në fushë pastaj Thiago Motta mund të më gjykojë me sytë e tij, bazuar në atë çfarë sheh. Të bisedosh është mirë, por dua të luaj për Juven dhe të jem ndër më të mirët për Francën”.
“Jam gati për të dhënë para që të luaj për Juventusin. Dua të rikthehem".
Juventus përndryshe ka nisur negociatat për t'ia shkëputur kontratën ngase nuk e sheh në planet për të ardhmen.