Pochettino jep detaje mbi rikthimin e Armando Brojës
Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino thotë se sulmuesi Armando Broja ende s’është gati për të nisur nga minuta e parë.
Pasi humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, shqiptari e la pas lëndimin e këputjes së ligamenteve duke zhvilluar disa minuta kundër Aston Villas të dielën e kaluar.
Sidoqoftë, në konferencë për media para përballjes ndaj Brightonit në Carabao Cup, Pochettino ka bërë të ditur se Broja nuk është ende gati për të qenë titullar.
“Ai nuk është gati që të nis nga minuta e parë. Po e ndihmon skuadrën dhe është duke bërë mirë, por duhet kohë që të jetë plotësisht i gatshëm për ta nisur ndeshjen”.
“Mendoj se për 20 apo 30 minuta është i gatshëm ta ndihmojë klubin, por ende jo për të qenë nga minuta e parë”, deklaroi ai.
🗣 "He's doing well but he needs time be fit again."
— Football Daily (@footballdaily) September 26, 2023
Mauricio Pochettino confirms Armando Broja is not ready to start for Chelsea ❌ pic.twitter.com/PlrvAw7Jnm
Kësisoj, kjo mund t’i nxjerrë probleme edhe kombëtares së Shqipërisë meqenëse Sylvinho po shpresonte ta kishte gati yllin për ndeshjet e tetorit.
“Kuq e Zinjtë” janë afër përsëritjes së historisë duke u kualifikuar në Kampionat Evropian mirëpo nuk dihet nëse Broja do të ftohet për ndeshjet e tetorit.