Pochettino: Broja ka shumë potencial, por duhet të punojë më shumë - NACIONALE

Pochettino: Broja ka shumë potencial, por duhet të punojë më shumë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseas Mauricio Pochettino i ka kërkuar sulmuesit Armand Broja të punojë më fortë duke e vlerësuar se është ndër lojtarët me më së shumti potencial.

Broja e gjeti golin sërish, duke realizuar në fitoren e fundit në FA Cup që do t’i ndihmojë në mentalitet.

Pochettino ka dhënë lëvdata për Brojën, mirëpo i ka kërkuar të punojë edhe më fortë.

“Është shumë e rëndësishme për të (goli i shënuar), por të jemi të sinqertë, mendoj se i duhen këto ndeshje për t’u përmirësuar. Jo vetëm në kapacitetin e mënyrës së punës, u duhet të ngritët dhe të lëviz përpara dhe të buzëqesh më shumë, të jetë më pozitiv dhe kështu e përmirëson lojën”.

“Potenciali është i mrekullueshëm, po flasim për një sulmues të ri në Angli ose Evropë, njëri ndër lojtarët me më së shumti potencial. I duhet ta shtyjë vetën, do të provojmë ta ndihmojë që të kuptojë që asnjëherë s’është mjaftueshëm dhe të punojë shumë fortë”.

“Sidoqoftë, ai ka pësuar një lëndim të madh para një viti dhe i duhet kohë. Nuk është e lehtë të përformosh ose të jesh në nivelin që ne presim. Pritjet tona janë masive dhe vërtetë na duhet ai dhe do ta shtyjmë”.

Tani Broja do të ketë mundësinë për ta dëshmuar vetën pasi Jackson do të mungojë për disa janë shkaku i Kupës së Afrikës, derisa Nkunku po shërohet nga lëndimi.

Lajme të ngjashme