“Po të mund ta ktheja kohën” – Mesfushori i Brightonit pendohet për ndërhyrjen horror ndaj Martinellit
Mesfushori i Brightonit, Moises Caicedo, është penduar për ndërhyrjen e ashpër e cila e lëndoi sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Martinelli, gjatë përballjes së tyre në Premierligë të dielën.
Caicedo e goditi në këmbën e majtë yllin brazilian pas një ndërhyrjeje të vrazhdët nga mbrapa.
Mesfushori i Ekuadorit i shpëtoi ndëshkimit me çfarëdo kartoni për atë ndërhyrje të pakujdesshme, por Martinelli u detyrua ta braktisë fushën dhe tani mund të mungojë në dy ndeshjet e fundit të Arsenalit për sezonin 2022/23.
𝗔 𝗦𝗛𝗢𝗥𝗧 𝗦𝗧𝗢𝗥𝗬📖
— Betmate (@betmate_app) May 15, 2023
Martinelli absolutely NAILS Mitoma with a mid-air elbow to the face (not even looking at the ball)
Then Caicedo seeks revenge with a from-behind slide tackle
🤕 Martinelli comes off injured
🟨 Nobody is booked
END#ARSBHA pic.twitter.com/toMCRoRHFq
Në një reagim në rrjetet sociale, Caicedo kërkoi falje dhe pendesë për ndërhyrjen.
“Sikur të mund ta ktheja kohën mbrapa, nuk do ta kisha bërë atë ndërhyrje të keqe”, shkroi Caicedo.
Caicedo mund të bëhet bashkëlojtar i Martinellit nga sezoni i ardhshëm, duke qenë se Arsenali është i gatshëm të ofrojë para të majme për ta blerë atë në verë.

Skuadra e Mikel Artetës dështoi ta marrë 21-vjeçarin në janar, pasi Brightoni ia hodhi poshtë ofertën prej 80 milionë eurove për shërbimet e tij.
Ndërkohë, Martinelli nuk besohet të ketë pësuar lëndim serioz nga kjo ndërhyrje e rrezikshme.
Shefi i mjekëve të Arsenalit, Gary O’Driscoll, ka thënë: “Ai është i bezdisur. Ndërhyrje e tmerrshme. Faull i turpshëm. Ai është paksa i zemëruar, por do të jetë mirë. Mendoj se ai do të kthehet para se të përfundojë ky sezon”.