Pjanic dhe Dzeko reagojnë ashpër për miqësoren planifikuar mes Bosnjës e Rusisë - NACIONALE

Pjanic dhe Dzeko reagojnë ashpër për miqësoren planifikuar mes Bosnjës e Rusisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës te burrat ka planifikuar një miqësore në muajin nëntor me Rusinë, teksa është pritur me kritika të ashpra nga dy futbollistët më të mirë boshnjak, Edin Dzeko e Miralem Pjanic.

Ndeshja është planifikuar të zhvillohet në Shën Petersburg më 19 nëntor, një ditë para fillimit të Kupës së Botës 2022 në Katar. Federata e Futbollit të Bosnjës njoftoi ndeshjen në faqen e saj zyrtare të premten, por Pjanic, një nga lojtarët më të njohur të kombit ballkanik, nxitoi të bënte të njohura ndjenjat e tij.

“Ky vendim nuk është i mirë. Jam pa fjalë”, tha fillimisht Pjanic për mediat lokale. “Në federatën e vendit tim, ata e dinë çfarë mendoj unë për këtë çështje.”

Miralem Pjanic Reveals He Turned Down Chance to Represent France

Kombëtarja ruse ishte përjashtuar nga të gjitha garat ndërkombëtare më herët gjatë këtij viti për shkak të pushtimit që ia bëri shtetit të Ukrainës.

Pjanic, i cili është 32 vjeç, ka bërë 107 paraqitje ndërkombëtare që nga debutimi i tij në vitin 2008. Pas periudhave me Romën, Juventusin dhe Barcelonën, ai iu bashkua Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe në fund të afatit kalimtar të verës.

Dzeko, kapiteni aktual i Kombëtares boshnjake, gjithashtu duket se e ka përjashtuar veten nga ndeshja. “Jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje; Unë jam gjithmonë dhe vetëm për paqen”, tha sulmuesi në citate të raportuara nga faqja e lajmeve boshnjake Klix.

“Unë kam pozicionin tim që është i qartë dhe që përfshin mos luajtjen e kësaj ndeshje, ndërkohë që njerëzit e pafajshëm po vuajnë”, shtoi ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Romës, i cili aktualisht është në Inter. Unë qëndroj në solidaritet me popullin e Ukrainës në këto kohë të vështira për ta.”

Dzeko: 'I will do my best to help Inter win, I will always support Roma' - Football Italia

Kryetarja e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevës, gjithashtu reagoi negativisht në mediat sociale ndaj vendimit. Benjamina Karic shkroi në Twitter: “Sarajeva, si qyteti që ka qenë nën rrethimin më të gjatë nga agresorët, dhe unë si kryetar bashkie dënojmë ashpër vendimin e Federatës kombëtare për të luajtur një ndeshje miqësore me Rusinë”.

Polonia, Suedia dhe Republika Çeke thanë se nuk do të luanin ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës për meshkuj kundër Rusisë në mars, përpara se ekipet kombëtare të Rusisë të ndaloheshin nga garat ndërkombëtare. Bosnja nuk u kualifikua në Kupën e Botës 2022.

FIFA dhe UEFA vendosën më pas në shkurt që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare apo klube, do të pezulloheshin nga pjesëmarrja në garat e tyre pas pushtimit, të cilin Moska e quan një "operacion special ushtarak".

Rusia nuk ka luajtur asnjë ndeshje ndërkombëtare për meshkuj që nga humbja kualifikuese e Kupës së Botës nga Kroacia nëntorin e kaluar. Federata ruse e futbollit ka njoftuar së fundmi miqësoret në Kirgistan më 24 shtator dhe kundër Iranit në nëntor.

Lajme të ngjashme