Pioli: Milani duhet të ndryshojë, por fatmirësisht Liga e Kampionëve është këtu
Trajneri Stefano Pioli thotë se AC Milan duhet të ndryshojë dhe që është borxhli ndaj tifozëve.
Tekniku italian komentoi humbjen e dhimbshme nga rivali lokal, duke thënë se është shumë i zhgënjyer dhe mori përsipër fajin.
“Ne duhet të ndryshojmë. Nuk ishte e lehtë, duhet të jem i sinqertë. Derbi shkoi keq dhe kishim shumë pritje, ishte zhgënjim i madh. Por fatmirësisht Liga e Kampionëve është këtu, është e rëndësishme ta nisim mirë”.
“Kemi kaluar shumë. Dështimi në derbi bie në krahët e mi, do të bëja gjithçka për ta ndryshuar rezultatin”.
“E di që jam trajner i një skuadre të fortë. Jam borxh ndaj tifozëve pasi kam humbur më shumë derbi se trajnerët e tjerë, por do të bëjmë më të mirën për të pasur një sezon shumë pozitiv”.
I pyetur për përmirësimin në Ligën e Kampionëve, Pioli tregoi se objektivi është kualifikimi nga faza e grupeve.
“Përmirësimi do të nënkuptonte të shkonim në finale, por duhet hap pas hapi. Objektivi është ta kalojmë grupin. Është grup i balancuar, me PSG-në si një favorit por skuadrat e tjera mund të marrin pikë nga njëra-tjetra”.
“Është skuadër klasike angleze me shumë presion dhe të fuqishëm fizikisht me pesë lojtarë që janë mbi 1.90 centimetra. Kanë ndërtuar skuadër që garon në Ligën e Kampionëve”.