Pioli e pranon: Gara për titull ka mbaruar, Interi kampion
Trajneri i AC Milanit Stefano Pioli e ka pranuar se gara për titullin kampion ndoshta ka përfunduar, me Interin që ka kaluar një sezon fantastik.
Pioli foli në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Lazios që është paraparë të zhvillohet këtë të premte, shkaku që “Bianconcelesti” do të përballet me Bayern Munichun të martën.
Milan momentalisht është 16 pikë prapa Interit dhe Pioli ndihet se gara për titull veçse ka përfunduar.
“Mendoj se po. Inter po kalon një sezon fantastik dhe kanë pasur një kalendar të vështirë gjithashtu. I kanë fituar të gjitha ndeshjet bindëse. Mendoj se ka mbaruar”.
“Napoli ka pasur numra të pabesueshëm sezonin e kaluar dhe Inter po e bën këtë gjë. Ata veçse kanë humbur”.
I pyetur se edhe sa pikë i duhet për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, Pioli e mori shembull Max Allegri duke deklaruar se iu nevojiten së paku 70 pikë.
“Allegri është i mirë në këto gjëra. Mendoj se na duhen 70 pikë, pra ka ende shumë kohë”.
“Mendojmë vetëm për Lazion. Nuk do të pushojmë askënd para ndeshjes së enjtes. Ka ende kohë. Na janë rikthyer disa lojtarë. Kemi një kalendar jo të lehtë dhe do të na duhen të gjithë”, deklaroi Pioli.