Pësoi arrest kardiak në fushë, ylli i NFL-së pasi u zgjua pyeti se kush fitoi - NACIONALE

Pësoi arrest kardiak në fushë, ylli i NFL-së pasi u zgjua pyeti se kush fitoi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i futbollit amerikan që luan për Buffalo Bills, Damar Hamlin, më në fund ka dalë nga gjendja kritike dhe tani po komunikon përsëri, pas arrestit kardiak që pësoi të hënën në gjatë zhvillimit të ndeshjes. Me t’u zgjuar ai pyeti njerëzit përreth se a e fituan ndeshjen, që u pasua me përgjigjet e doktorëve.

Hamlin u godit nga kundërshtari në pjesën e përparme, për t’u ngritur në këmbë e pastaj ra pa ndjenja dhe që nga ai moment deri më sot nuk u zgjua, duke luftuar për jetën në spital.

24-vjeçari me t’u zgjuar ishte bërë merak për përfundimin e ndeshjes, duke bërë pyetjen me shkrim se a kanë fituar ndeshjen ndaj Cincinnati Bengals.

Bills' Hamlin in critical condition after collapse on field | CTV News

“Damar, ti fitove, fitove lojën ndaj vdekjes,” u përgjigj Timothy Pritts, doktori përgjegjës për gjendjen e yllit amerikan.

Pritts për media tha se fakti që ai pyet për ndeshjen ‘nuk është vetëm se i erdhën dritat, por ai është këtu tani’.

"Duket se të gjithë cilindrat po funksionojnë brenda trurit të tij, gjë që është shumë e kënaqshme."

Hamlin do të vazhdojë të mbetet në njësinë e kujdesit intensiv në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Cincinnatiz, ku do të vazhdojë të marrë frymëmarrjen e nevojshme nëpërmjet metodave sekondare.

Por dy mjekë kanë vërejtur gjendja e Hamlin po bën përparim të shkëlqyeshëm dhe "duke demonstruar shenja të një rikuperimi të mirë neurologjik", siç tregohet nga aftësia e tij për të shkruar.

Ngjarja ndodhi në Payor Stadium kur po zhvillohej vetëm çereku i parë i takimit, me ndeshjen që u vendos për të mos vazhduar më.

Rrahjet e zemrës iu kthyen në fushë me anë të CPR, pasi mori vëmendjen e menjëhershme nga mjekët e ekipit përpara se mjekët lokalë të merrnin nën kujdes yllin e futbollit amerikan.

Lajme të ngjashme