Përzgjedhësi i Zvicrës, Yakin: Nuk duhet t’i japim hapësirë Ronaldos - NACIONALE

Përzgjedhësi i Zvicrës, Yakin: Nuk duhet t’i japim hapësirë Ronaldos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin është optimist i madh që mund të kalojnë në çerekfinale, duke eliminuar Portugalinë.

Pas fitores ndaj Serbisë, “Helvetikët” siguruan kualifikimin në raundin e 16-të si pozitë e dytë në tabelë prapa Brazilit.

Sidoqoftë, Zvicra tani është e fokusuar vetëm te portugezët dhe Yakin është një optimist i madh se mund ta kalojnë edhe këtë test.

"Unë e di se si do të përformojmë. Jemi mjaftueshëm të fortë për të zemëruar kundërshtarin dhe do të provojmë ta fitojmë ndeshjen tonë".

I pyetur nëse do të ketë ndonjë lojtar që do të provojë ta ndal Ronaldon, tekniku zviceran theksoi se nuk do të ketë, por nuk duhet t’i lënë hapësira pesë herë fituesit të Topit të Artë.

"Ne e dimë që Ronaldo mund ta vendos lojën, nuk duhet t'i japim hapësirë. Por, nuk do të ketë ndonjë lojtar që do ta ruajë atë".

Në fund, Yakin theksoi se kjo është mundësi unike për Zvicrën dhe duhet ta dëshmojnë këtë në lojë.

"E dimë që kemi një mundësi unike. Por, jemi duke shikuar përpara që ta tregojmë këtë edhe në lojë".

Përballja mes Zvicrës dhe Portugalisë do të zhvillohet ditën e martë me fillim nga ora 20:00.

Kujtojmë, fituesi i kësaj ndeshje avancon në çerekfinale – ku do t’i pret fituesi i ndeshjes tjetër, Maroku – Spanjë, që gjithashtu zhvillohet nesër, veçse me fillim nga ora 16:00.

Lajme të ngjashme