Përzgjedhësi i Portugalisë, Santos: Ronaldo është shembull, e mirëkuptoi vendimin tim - NACIONALE

Përzgjedhësi i Portugalisë, Santos: Ronaldo është shembull, e mirëkuptoi vendimin tim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos ka treguar se nuk ka probleme me yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo, duke thënë se ky i fundit e kuptoi vendimin e tij për ta lërë në stol.

Ronaldo e nisi nga stoli në fitoren e thellë të Portugalisë 6:1 ndaj Zvicrës, me të cilën siguruan ‘biletën’ për në çerekfinale.

Pavarësisht spekulimeve, Santos ka bërë me dije se Ronaldo e ka kuptuar pse është në stol dhe nuk ka pasur asnjë problem të tillë, duke shtuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë është shembull.

"Cristiano është kapiteni ynë. Ai është gjithmonë duke provuar të na ndihmojë. Nuk është për mua që të flas nëse Ronaldo do të luajë në ndeshjen e radhës. Do të shohim se çfarë do të ndodh".

"Biseduam para lojës dhe ai nuk kishte problem me vendimin tim. Ai është shembull".

"Nuk ka probleme me kapitenin e kombëtares tonë. Jemi miq që sa vite. Ai vendosi shembullin e kapitenit".

Në fund, i pyetur nëse Ronaldo do të qëndrojë në stol edhe në ndeshjen e radhës ndaj Marokut, ai bëri me dije se ai dhe Goncalo Ramos janë komplet lojtarë të ndryshëm.

"Cristiano Ronaldo të mos luajë? Jemi duke folur për Goncalo dhe Cristianon dhe të dy janë lojtarë të ndryshëm".

Ndërkohë, mbështetje për Ronaldon kishte edhe mbrojtësi Pepe që deklaroi se ishte thjesht vendim i trajnerit.

"Asnjë problem, Ronaldo e di mjaft mirë se gjëja më e rëndësishme është kombëtarja dhe kur është çështje, ishte vendim i trajnerit dhe ne duhet ta respektojmë atë", deklaroi shkurtimisht ai.

Lajme të ngjashme