Përse po ka kaq shumë kohë shtesë në Kupën e Botës? - NACIONALE

Përse po ka kaq shumë kohë shtesë në Kupën e Botës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jemi vetëm dy ditë brenda Kupës së Botës dhe po tashmë po e shohim zhvillimin e një teme të bujshme:

Koha shtesë. Dhe atë goxha shumë.

Në katër ndeshje deri tani janë dhënë 65 minuta shtesë mes tyre, me ndeshjen e Anglisë kundër Iranit që zgjati hiç më pak se 117 minuta e 16 sekonda.

Kjo ndodhi pjesërisht për shkak të një lëndimi – portieri i Iranit Alireza Beiranvand u përplas kokë me kokë me bashkëlojtarin e vet në fillim të ndeshjes dhe humbi ndjenjat përkohësisht. Por edhe për shkak të një vendimi konkret të FIFA-s për ta luftuar humbjen e kohës duke e matur më saktë kohën e humbur gjatë ndeshjes.

Arsyet pse ndalet loja, janë lëndimet, vendimet e VAR-it, zëvendësimet, penalltitë dhe kartonët e kuq, me disa lojtarë që qëllimisht e vonojnë rifillimin e lojës pas incidenteve të tilla, në mënyrë që të humbasin kohë.

Kryetari i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, konfirmoi javën e kaluar se gjyqtarët e katërt janë udhëzuar ta matin kohën e humbur gjatë ndeshjeve të këtij Botërori i Katar.

“Në Rusi, ne u përpoqëm të ishim më të saktë në kompensimin e kohës së humbur gjatë ndeshjeve. Mendojeni një herë: Nëse i kemi tri gola në pjesën e parë, ne mbase i humbin katër apo pesë minuta në përgjithësi vetëm duke festuar dhe duke e rinisur lojën”, tha Collina.

Falë vendimit të ri të FIFA-s u thyen disa rekorde.

Sipas OPTA, pjesët e para të katër ndeshjeve kanë pasur më së shumti kohë shtesë në një Kupë Bote qëkur rekordet filluan të regjistroheshin në vitin 1966.

Angli vs Iran pjesa e parë (14:08 minuta)

Angli v Iran pjesa e dytë (13:08)

SHBA v Uellsi (10:34)

Senegal v Holanda pjesa e dytë (10:03)

Lajme të ngjashme