"Përpak sa nuk e vrava Gary Nevillen", Evra tregon incidentin ku Ferguson u detyrua ta suspendojë stërvitjen
Legjenda e Manchester Unitedit, Patrice Evra ka zbuluar se një herë ishte pranë që ta "vriste" Gary Neville gjatë një stërvitje.
Evra kaloi tetë vite e gjysmë në "Old Trafford" mes viteve 2006 - 2014 duke i bërë afro 400 paraqitje.
Sidoqoftë, një incident i kishte ndodhur që u bë aq e madhe sa Sir Alex Ferguson vendosi ta suspendojë tërë stërvitjen.
"Për pak sa nuk e vrava Gary Neville, do të jem i sinqertë me ty. Sir Alex Ferguson e ndali stërvitjen pastaj. Më kujtohet, e mora topin pastaj Gary Neville erdhi dhe më goditi".
"Ai e mori topin, por edhe më goditi pra isha në tokë. E shikova dhe po qëndronte aty. I thashë "Gary, a nuk duhet të kërkosh falje?". Ai më shikoi dhe më tha: "Ik q***".
Tutje, Evra tregoi: "Kur e tha këtu, më solli kohën kur isha në rrugë. Mendova "Ahhh, në rregull". Vetëm qëndrova dhe thashë "loja nis tani".
"Topi arriti në gjoksin e tij. Unë vrapoj dhe i vendosi të dy këmbët në gjoksin e tij. Ai kërceu gjithashtu, prandaj vendosa dy këmbët në gjoks. Ai u rrëzua menjëherë".
"Ferguson e ndali atë stërvitje, ku të gjithë ishin aty. Wayne Rooney tha "Ti je i çmendur! Ai mund të vdiste në mënyrën si ra në tokë". I thashë herën tjetër, ai do të kërkoj falje".
Pavarësisht incidentit, Evra insistoi se dyshja kaluan një kohë shumë të mirë me Nevlline që i ndihmoi edhe të kërkonte shtëpi kur mbërriti në Angli.
Pasi u largua nga Man Unitedi në vitin 2014, francezi kaloi te Juventus ku qëndroi për tre vite. Pastaj luajti edhe për Marseille dhe West Ham para se të pensionohej në vitin 2019.