Përleshje masive mes tifozëve në Greqi, shumë të lënduar dhe një i vdekur - NACIONALE

Përleshje masive mes tifozëve në Greqi, shumë të lënduar dhe një i vdekur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përleshje masive ka ndodhur në Greqi mes tifozëve të skuadrës AEK që vjen nga ky shtet si dhe atyre të Dinamo Zagrebit nga Kroacia, ku pas incidentit mbeti një person i vdekur, pati shumë të lënduar dhe 98 u arrestuan, sipas njoftimin të Policisë së Greqisë.

AEK dhe Dinamo Zagreb do të takohen sot në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Tifozët e skuadrës mysafire e kishin të ndaluar udhëtimin e organizuar për të përkrahur skuadrën e tyre.

Por ndalesa nuk erdhi në shprehje për një grup prej 100-120 tifozëve të skuadrës kroate, që sipas policisë greke ishin ata që shkaktuan trazirat.

“Mbrëmjen e djeshme, të hënën më 7 gusht 2023, grupi prej 100-120 tifozëve të skuadrës Dinamo Zagreb, së bashku me disa tifozë grekë, u ndodhën në Perissos. Aty shpërtheu një incident i shoqëruar me gjuajtje me gurë e hedhje të fishekzjarrëve. Ngjarja ndodhi një orë e gjysmë pasi mysafirët përfunduan stërvitjen. Në vendngjarje erdhën forca të shumta policie, të cilët e ndalën përleshjen, ku kanë arrestuar 98 persona të përfshirë. Hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria për Siguri në Athinë, për të identifikuar pjesëmarrës të tjerë potencial,” shkruhet në njoftimin e Policisë së Greqisë.

Tifozi që mbeti i vdekur ishte i anës së skuadrës greke, për të cilin shkruhet se vdiq nga plagët të cilat i mori pas therjes me thikë.

Lajme të ngjashme