Përfundon pjesa e parë, pa gola mes Gjeorgjisë e Shqipërisë
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, me rezultatin 0:0.
Kjo përballje është në kuadër të grupit B të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë të udhëhequr nga Sylvinho e nisën më mirë takimin, duke krijuar disa raste shënimi, me Indrit Tucin që kishte më të mirin, kur u asistua nga Jasir Asani, por që goditja e sulmuesit të Spartës së Pragës u ndal nga portieri Mamardashvili.
Gjeorgjia më pas u këndell dhe mori lojën në kontroll, por që nuk patën ndonjë rast konkret.
Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, me skuadrat që shkojnë në pushim pa gola.
Kujtojmë se Shqipëria ka humbur dy nga tri ndeshjet dhe duhet ta kërkojë fitoren në 45 minutat në vazhdim që të mbetet në garë për vendin e parë.