Përfundojnë pjesët e para: Milan në epërsi ndaj Tottenhamit, pa gola në "Parkun e Princave"
AC Milan e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Tottenhamit (1:0), derisa nuk ka gola ndërmjet PSG-së dhe Bayern Munichut.
Derbi më interesant padyshim po zhvillohet në "Parkun e Princave" me Bayernin që është duke dominuar në të gjitha aspektet.
"Bavarezzët" gjatë kësaj pjese ishin të jashtëzakonshëm duke pasur disa raste përmes Choupo-Moting dhe Kingslay Coman, por vetëm goli i mungoi.
PSG në këtë pjesë ka pasur vetëm 40 për qind posedim dhe asnjë goditje drejtë portës, në krahasim me nëntë gjuajtjet e Bayern Munichut.
Kështu, epilogu i kësaj pjese rezultoi të jetë 0:0 dhe tani mbetet të shihet nëse do të ketë gol gjatë 45-minutëshit të dytë.
Në anën tjetër, AC Milan është në epërsi ndaj Tottenhamit falë golit të sulmuesit Brahim Diaz.
Pas një aksioni fantastik, portieri mysafir ndali goditjen e Theo Hernandez dhe nga topi i kthyer gjuajti Diaz, e cila fillimisht u ndal e pastaj shënoi me kokë (7').
Në përgjithësi, ndeshja ishte shumë e baraspeshuar me "Rossonerët" që patën më shumë raste drejtë golit.