Përfaqësuesit e Kylian Mbappe e mohojnë marrëveshjen me Real Madridin
Nga kampi i sulmuesit Kylian Mbappe e kanë mohuar marrëveshjen me Real Madridin.
Kishte raportime të shumta se gjithçka mes francezit dhe Real Madridit ishte kompletuar dhe që lojtari do t’iu bashkohet në verë si agjent i lirë.
Megjithatë, nga kampi i Mbappes për “RMC Sport” kanë hedhur poshtë këto spekulime duke shtuar se nuk ka asnjë marrëveshje.
“Nuk ka asnjë marrëveshje lidhur me të ardhmen e Kylian. Nuk ka pasur diskutime për të ardhmen e tij”.
“Asnjë lloj ndikimi nuk mund të diktojë kohën e diskutimeve, reflektimeve, vendimeve të Kylian”.
🚨🇫🇷 Kylian Mbappé’s camp statement.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 8, 2024
“There’s NO agreement on Kylian future. There have been no discussions about his future”.
“No type of influence could dictate the timing of Kylian's discussions, reflections, decisions”.@rmcsport @fabricehawkins 📥 pic.twitter.com/5hhweuxT9M
Real Madrid i ka dërguar ofertën zyrtare Mbappes dhe presin përgjigjen përfundimtare të lojtarit para datës 15 janar 2024.
Madrilenët nuk duan ta përsërisin atë që ndodhi në vitin 2021, pasi kishin marrëveshje në parim me Mbappen por në fund lojtari i ndryshoi planet duke e rinovuar kontratën me “Parisienët”.
Mbappes nuk do t’i ofrohen kushtet që ia kishte dhënë klubi spanjoll në vitin 2022, megjithatë do të bëhet lojtari më i paguar në “Santiago Bernabeu”.
Ndërkohë, interesim për Mbappen kanë edhe klubet angleze si Liverpooli, të cilët mund t’i bashkohen garës në rast që francezi e refuzon ofertën e Realit.