Përfaqësuesit e Guardiolas: Rikthimi te Bayern Munich s’është opsion - NACIONALE

Përfaqësuesit e Guardiolas: Rikthimi te Bayern Munich s’është opsion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesit e trajnerit Pep Guardiola kanë mohuar një rikthim të mundshëm në verë te Bayern Munichu.

Mediat angleze kanë raportuar se fundmi se nëse Guardiola arrin ta drejtojë Cityn drejt titullit të katërt radhazi në Premierligë, atëherë tekniku katalunas do ta konsideronte largimin.

Një ndër opsionet më të mundshme rezultoi të jetë Bayern Munich, që në verë do të ndajë rrugët me Thomas Tuchelin dhe deri më tani është refuzuar nga disa trajnerë.

Megjithatë, një rikthim sensacional s’është i mundur në verë dhe këtë e kanë mohuar për “SkySport”, përfaqësuesit e Guardioals "Tacticgrup".

Pep e ka në zemër Bayernin, por nuk dëshiron të largohet nga Manchester City këtë verë”.

Ai është shumë i lumtur dhe ka një kontratë deri më 2025. Një rikthim te Bayern Munich nuk është opsion”.

Guardiola thuhet se preferon t’i shkojë deri në fund kontratës me gjigantin anglez, pastaj të drejtojë një kombëtare ose të rikthehet te Barcelona.

Ai gjithnjë ka deklaruar se ëndërr e ka drejtimin e një përfaqësuese, ngase është një eksperiencë që nuk e ka provuar në karrierën e tij.

Kujtojmë, Man City ka nevojë t’i fitojë të tre ndeshjet e mbetura për ta ruajtur titullin e kampionit të Anglisë, gjithnjë nëse Arsenali s’lëshon pikë në dy xhirot e fundit.

Lajme të ngjashme