Perez kritikon Shqipërinë: Nuk i dhanë fare votë Vinicius Juniorit
Presidenti i Real Madridit Florentino Perez e ka kritikuar Shqipërinë, Ugandën, Namibinë dhe Finlandën që nuk e votuan Vinicius Jr.
Sipas Perez në rast që këto shtete do ta votonin brazilianin, atëherë ky i fundit do ta fitonte Topin e Artë.
“Pa Namibinë, Ugandën, Shqipërinë dhe Finlandën, Viniciusi do ta fitonte Topin e Artë. Për më shumë, këto shtete nuk i dhanë asnjë votë Viniciusit (qesh)”.
“Asnjë! (qesh). Finlandezi së paku dha dorëheqje. Ai gjithashtu tha se nuk do të jetë më pjesë e jurisë. Shikoni, këtë e vlerësoj”.
Ndërkohë, Perez i dërgoi edhe një mesazh Viniciusit, ku e quajti si lojtari më i mirë në botë.
“Vinicius, ti je lojtari më i mirë në botë. Dua që ta dish se tifozët e Real Madridit janë krenar me ty, për të gjitha që ke pasur në kohët dhe momentet e padrejta, por të gjitha të kanë bërë lojtari që je sonte”.
Real Madridi përndryshe rikthehet në aksion të dielën në përballjen ndaj Leganas. “Los Blancos” nëse i fitojnë dy ndeshjet e mbetura, atëherë do t’i afrohen Barcelonës në vetëm një pikë dallim në La Liga.