Pepe i thotë yllit të Barcelonës t’i bashkohet Real Madridit
Mbrojtësi i Barcelonës Joao Cancelo ka zbuluar se bashkëkombësi Pepe i ka thënë ta konsiderojë kalimin te Real Madridi.
Cancelo iu bashkua katalunasve nga Man City në një formë huazimi me opsion blerje, por që nuk e ka të garantuar qëndrimin në “Camp Nou”.
Duke folur për mediumin portugez RTP, Cancelo ka treguar si legjenda e Realit ka tentuar ta bind të kalojë në “Santiago Bernabeu”.
“Jam i lumtur që jam te Barcelona, ngase gjithmonë doja këtë transferim. Pas Benficas, ky është klubi që gjithmonë më ka pëlqyer”.
“Nëse e pyet shembull Pepen, ai do të më thoshte se do të isha lojtar i mirë për Real Madridin dhe tani do t’i thosha se jam te Barcelona dhe nuk mund të luaj për Real Madridin”.
Cancelo u largua nga Man City në janarin e vitit 2023 pas disa keqkuptimeve me trajnerin Pep Guardiola.
“Nuk kam ndonjë problem me Guardiolan. Pep është person me personalitet të fortë, edhe unë jam prandaj kishte gjëra që s’pajtoheshim. Unë i thashë atij çfarë mendoja dhe ai të vetën. Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Jeta vazhdon. Jam shumë i lumtur te Barcelona”, nënvizoi ai.
Barcelona është duke tentuar ta bind Cityn për ta shitur për një vlerë të ulët, mirëpo që kampioni i Anglisë kërkon minimum 30 milionë euro.