Pep Guardiola – trajneri i vitit në Premierligë
Trajneri Pep Guardiola e ka fituar sërish çmimin e trajnerit më të mirë në Premierligë për sezonin 2023/24.
Katalunasi drejtoi Cityn në histori, duke u bërë skuadra e parë që fiton titullin për katër vite radhazi.
Pas një super sezoni, Premierliga e ka zgjedhur si trajnerin më të mirë të vitit, që është trofeu i pestë individual në tetë vite.
Lidhur me këtë çmim, Guardiola për faqen zyrtare të Man Cityt tha: “Është nder që jam zgjedhur si trajneri i vitit në Premierligë”.
“Ky çmim reflekton punën e madhe dhe shkëlqimin e klubit në të gjitha departamentet”.
“Jam krenar që jam trajner i këtij grupi të lojtarëve dhe që punoj pranë trajnerëve brilant dhe stafit mbështetës çdo ditë”.
“Kur erdha në Angli, kurrë nuk e kam menduar që së bashku do të fitojmë gjashtë Premierliga në shtatë vite. Kemi bërë diçka të pabesueshme dhe festa të dielën me tifozët është diçka që do ta kujtoj gjithmonë”.
Our boss! 🌟
— Manchester City (@ManCity) May 21, 2024
@PepTeam is the 2023/24 @premierleague Manager of the Season 🏆 pic.twitter.com/JK4mmHwDW0
Ndërkohë, Guardiola ka njoftuar ditë më parë se sezoni 2024/25 më shumë gjasë do të jetë i fundit në krye të Man Cityt.