Pep Guardiola thotë se për Arsenalin është sukses pozita e dytë në Premierligë
Trajneri Pep Guardiola mendon se Arsenali duhet të jetë i kënaqur që do ta mbyllë këtë sezon si nënkampion në Premierligë, pasi i japin fund pritjes shtatëvjeçare për rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Man City tani ka në duart titullin pasi triumfuan 4:1 ndaj "Topçinjve" të mërkurën, ndërsa janë dy pikë prapa tyre me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
I pyetur nëse shampanja është gati pasi City ka nevojë për vetëm një pikë që të siguroi matematikisht top katërshen, Guardiola tha: "Po! Aty është tashmë gati".
"Pyesni Arsenalin, ata tashmë janë në Ligën e Kampionëve. Pyesni drejtuesit e Arsenalit çfarë nënkupton pas gjashtë, shtatë viteve duke qenë jashtë Ligës së Kampionëve".
"Sezonin tjetër Arsenali do të luajë në futbollin elitar, kundër skuadrave më të mira në Evropë në një kompeticion të pabesueshëm. Është sukses, absolutisht", deklaroi ai.
🗣 "Premier League is so nice, it's so attractive."
— Football Daily (@footballdaily) April 28, 2023
Pep Guardiola on if he is prioritising the UCL over the Premier League pic.twitter.com/e0deSb6qGe
Sidoqoftë, tekniku spanjoll shtoi se ende asgjë s'ka mbaruar pasi kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t'u zhvilluar.
"Njerëzit fillojnë të thonë përfundoi. Kemi ende shtatë ndeshke. E di çfarë ndodhi kur fituam në Emirates... shkuam te Nottingham Foresti dhe barazuam".
"Tani do të shkojmë te Fulhami, stadium i veçantë ndaj një skuadre të organizuar. Asgjë nuk e marrim të mbaruar. E di që nuk janë 20 ndeshje të mbetura, janë shtatë mirëpo shtatë ndeshje janë shtatë. Sidomos duke konsideruar se kemi ndeshje edhe të Ligës së Kampionëve".
"Ne jemi duke provuar ta fitojmë titullin. Kemi një moment të mirë, ndjenjat janë të mira dhe tani duhet të provojmë sërish".
"Kemi shtatë ndeshje, por ata kanë pesë. E njoh mirë Mikel Artetan, i njoh lojtarët, Arsenali nuk dorëzohet. Nëse do të ishim mbi 10 pikë do të thosha se ka përfunduar, por jemi dy pikë prapa".
