Pep Guardiola pranë rinovimit me Man Cityn - NACIONALE

Pep Guardiola pranë rinovimit me Man Cityn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola është afër marrëveshjes për një kontratë të re dyvjeçare te Manchester City, kështu se paku raporton "Sportsmail".

51-vjeçari ka edhe shtatë muaj të mbetur në kontratë dhe ka optimizëm të madh se do ta vazhdojë bashkëpunimin në "Etihad Stadium" për herë të tretë.

Guardiola u punësua në vitin 2016 dhe në rast të rinovimit do të shkonte në nëntë vite në klub, duke iu afruar një dekade.

Trajneri i Man Cityt momentalisht është në Abu Dabi me zyrtarët e klubit dhe thuhet se është i lumtur që të vazhdojë me rolin e mirë si trajner.

Ata pranë teknikut katalunas besojnë se është i duhuri për të vazhduar si "timonier" i Man Cityt, derisa vazhdojnë garën për trofeun e pestë në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, trofe që ende s'e kanë fituar.

Sidoqoftë, Man City nuk do pikëpyetje lidhur me Guardiolan pasi edhe lidhja e presidentit Khaldoon Al Mubarak është shumë e fortë me trajnerin.

Kampioni i Premierligës do të jetë në Abu Dabi këtë muaj për një përgatitje të shkurtër para se të vazhdojnë garën me Arsenalin për titullin kampion.

Derisa Guardiola është distancuar nga nënshkrimet e afatit kalimtar të janarit, ata pritet të rikthehen furishëm në afatin veror, pasi kanë financat e duhura për të realizuar transferimin e një qendërmesfushori.

Ylli anglez Jude Bellingham është një ndër lojtarët që po monitorohet, edhe pse Man City është në dijeni që duhet të rivalizojë me Real Madridin dhe Liverpoolin.

Në rast që Guardiola rinovon, atëherë edhe kapiteni Ilkay Gundogan pritet të ndjek të njëjtën rrugë, pasi edhe e konfirmoi që e ardhmja e tij varet nga e "kojshisë".

"Kontrata e trajnerit skadon gjithashtu në verë, prandaj nuk e di se çfarë do të ndodh me të, askush nuk të vërtetë".

"Nëse shikoni karrierën time dhe se ku kam qenë, ishte për arsye që trajneri ishte aty", kishte deklaruar ai.

Lajme të ngjashme