Pep Guardiola jep detaje mbi gjendjen e Haalandit, tregon nëse do të luajë ndaj Liverpoolit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se ende s'është vendosur saktësisht nëse do të ftohet Erling Haaland ndaj Liverpoolit.
Norvegjezi që ka shënuar 28 gola në 26 ndeshje, mungoi në ndeshjet e marsit për kombëtaren e Norvegjisë shkaku i lëndimit që pësoi ndaj Burnley në muajin e kaluar.
Guardiola thotë që Haaland ndihet mirë, por pas stërvitjes së sotme do të vendoset përfundimisht nëse do të jetë në gjendje të luajë.
"Do ta shohim më vonë. Kemi një stërvitje të fundit sot dhe aty do ta shohim se si ndihet".
"Doktorët dhe sidomos lojtari do të vendosin. Bisedova dje me të, ndihet mirë por do ta shohim. Jeta është e rrezikshme në faza, duhet të kemi kujdes. Kemi shënuar shumë gola këtë sezon, ai ka shënuar një numër të madh të golave, por edhe në të kaluarën ne kemi shënuar shumë gola", deklaroi ai.
Në rast që Haaland nuk luan, Guardiola pritet ta lejojë Julian Alvarezin që ta dëshmojë kualitetin, me argjentinasin që ka një mesatare për gol çdo 168minutave në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, derisa mund të luajë edhe si nëntë fals.
Përndryshe përballja mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:30 në "Etihad Stadium".