Pep Guardiola e thumbon trajnerin e Napolit: Është një idhnak i madh
Pep Guardiola e ka thumbuar trajnerin e Napolit, Luciano Spalleti, duke e quajtur atë idhnak pasi u akuza nga ai për po luan lojëra mendësh.
Kur Napoli arriti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e mposhti Eintracht Frankfurtit me rezultat 5:0, trajneri i Manchester City Guardiola tha se lideri i Serie A është ekipi më i mirë në Evropë.
Megjithatë, Spalletti s’i pranoi lëvdatat nga Guardiola duke i cilësuar si lojëra mendësh me qëllim për ta dëmtuar Napolin nëse të dy palët do të takoheshin më vonë në këtë garë.
Kur Guardiola u pyet edhe një herë në lidhje me shanset e Napolit në Ligën e Kampionëve para ndeshjes së Cityt me Bayern Munich, ai u përgjigj: “Nuk dua të flas për Napolin sepse trajneri do të inatoset me mua. Sa idhnak i madh!”
Ai shtoi: “Sa shumë që luan në këtë garë, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale me të njëjtët lojtarë, është më e lehtë. Kë ndjesinë se ‘kam qenë në këtë pozitë më përpara dhe e di çfarë duhet të bëjë’. Ne kemi luajtur vetëm një finale të Ligës së Kampionëve. Por të dyja palët, në momentin që fillon lojën duhet të jenë në gjendje të bëjnë maksimumin. Kjo do ta bëjë dallimin.”
Napoli dhe Cty do të përballen në finale e Ligës së Kampionëve nëse të dy kalojnë fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale.
Nëse City kalon Bayernin në çerekfinale, ata do të sfidohen nga Real Madrid ose Chelsea në gjysmëfinale. Ndërkohë Napoli do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Benficas dhe Interit nëse arrijnë të eliminojnë në çerekfinale rivalin italian Milan.
Guardiola do të mirëpresë ish-klubin e vet, Bayern, në stadiumin Etihad sonte në orën 21:00, ndërsa Napoli përballet me Milanin në San Siro në ndeshjen e parë çerekfinale të mërkurën./Orselina Lazraj/