Penalltitë nuk janë çështje fati
Osasuna kaloi në çerekfinale të Kupës së Mbretit të mërkurën, pasi e mundi kampionin në fuqi Betis 4:2 me penallti dramatike, kryesisht falë portierit Sergio Herrea që priti disa gjuajtje të kundërshtarëve nga pika e bardhë.
Loja e rregullt dhe koha shtesë mbaruan baras 2:2, duke bërë që penalltitë të vendosnin fituesin e përballjes së një të tetës së finales.
Shpesh thuhet në futboll se penalltitë janë çështje fati. Megjithatë, për Osasunan nuk është kështu.
Osasuna e postoi një fotografi në rrjetin social Twitter përmes së cilës e kundërshtoi besimin se në penallti fiton ai që ka më shumë fat.
Fotografia e postuar nga Osasuna në Twitter dëshmon qartazi se gjithçka studiohet në thellësi dhe se penalltitë nuk janë rastësi.
Herrera i priti dy penalltitë e fundit të Betisit, duke ia siguruar Osasunas kalimin në çerekfinale.
La tanda de penaltis no es una cuestión de suerte. Es entrenamiento y estudio.
— C. A. OSASUNA (@Osasuna) January 19, 2023
Grandes todos nuestros porteros y su entrenador, Richard Sanzol.
📸 @partidazocope pic.twitter.com/sPYPONqOMn
Në foto mund të shihet shishja e zakonshme e plastikes që përdoret nga portierët për të pirë ujë. Ajo është e mbështjellë me një letër që përmban emrat e lojtarëve të Betisit dhe këndet në të cilat ata i kanë gjuajtur penalltitë në të kaluarën, për t’i dhënë një pasqyrë portierit se si godasin ata zakonisht nga pika e bardhë.
Në Twitter, Osasuna shkroi: “Gjuajtjet e penalltive nuk janë çështje fati. Por çështje stërvitjesh dhe studimi. Të gjithë portierët dhe trajnerët tanë janë madhështorë”.
Gjatë ndeshjes, Betisi kishte kaluar dy herë në epërsi kundër Osasunas, falë golave nga WIllian Carvalho në minutën e 62-të dhe Youssouf Sabaly në fillim të vazhdimeve, pasi David Garcia e kishte barazuar së pari rezultatin në frymën e fundit të kohës së rregullt dhe pastaj për herë të dytë në minutën e 106-të.