Penalltitë do ta vendosin fituesin e Kupës së Botës
Ka përfunduar edhe koha shtesë mes Francës dhe Argjentiëns, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 3:3.
Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 2:2, derisa Argjentina kaloi prapë në epërsi përmes Lionel Messit (107’).
Sidoqoftë, Franca sërish nuk u dorëzua duke realizuar përmes Kylian Mbappe, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 118-të.
Tani fituesi i Kupës së Botës do të vuloset nga pika e bardhë.