Pele shtrohet në spital, vajza e tij jep detaje mbi gjendjen e legjendës braziliane - NACIONALE

Pele shtrohet në spital, vajza e tij jep detaje mbi gjendjen e legjendës braziliane

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Legjenda braziliane, Pele, gjatë ditës së mërkurë është shtruar në spitalin "Albert Einstein".

Ishte mediumi "ESPN", që raportoi se gjendja e Peles nuk është e mirë, me këtë të fundit që u trajtua nga kanceri i zorrës së trashë në vitin e kaluar.

Sipas atij publikimi, Ai u diagnostikua me anasarka (ënjtje të përgjithësuar), një sindromë edemigjenike (edemë e gjeneralizuar) dhe ai gjithashtu identifikoi "dështim të dekompensuar të zemrës"

Kimioterapia e Peles në muajt e fundit gjithashtu nuk ka asnjë efekt në kancerin e tij metastatik.

Sidoqoftë, vajza e Peles, Kelly Nascimento ka përdorur rrjetet sociale për të dhënë detaje mbi gjendjen e babait.

"Ka pasur shumë alarme në media sot lidhur me shëndetin e babait tim. Ai është në spital duke marrë mjekimin e rregulluar. Disa nga vëllezërit e mi janë duke e vizituar në Brazil. Nuk ka befasi ose emergjencë. Do të jem aty për Vitin e Ri dhe premtoj se do të postoj disa foto. E vlerësojë shumë këtë", shkroi ajo.

Pele nisi shërimin nga kanceri i zorrës së trashë në vitin 2021 dhe i duhet të shkojë në spital që t'i ndjek doktorët. Në gjysmën e muajit të janarit, Albert Einstein ka konfirmuar se 82-vjecari ishte aty për të vazhduar me trajtimin.

Lidhur me këtë, ish futbollisti ka hyrë në operim duke larguar tumorin në shtatorin e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme