Peja-Ylli: Nesër dueli i së vërtetës - NACIONALE

Peja-Ylli: Nesër dueli i së vërtetës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Yllit.

Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës në finale të “Play-off”-it.

Seria gjysmëfinale është 2:2. Therandasit fituan dy ndeshjet e para, 84:87 dhe 92:86, por kampionët iu kundërpërgjigjën në dy sfidat e radhës, 98:86 dhe 80:81.

Sfida e së shtunës në Pejë do të vendosë për skuadrën që do të kualifikohet në finale. Pejanët kërkojnë finalen dhe të mbrojnë titullin e kampionit, kurse therandasit për të depërtuar në finale dhe për të rikthyer titullin e kampionit në Therandë.

Takimi pritet të jetë shumë interesant, ashtu si kanë qenë katër gjysmëfinalet e deritashme mes këtyre dy skuadrave.

Gjysmëfinalja V

E shtunë

19:00 Peja – Ylli /Express

Lajme të ngjashme