Pedri këshillon Xavin të mbetet te Barcelona - NACIONALE

Pedri këshillon Xavin të mbetet te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Barcelonës Pedri e ka këshilluar trajnerin Xavi Hernandez ta rimendojë vendimin për t’u larguar në fundin e sezonit.

Xavi në janar njoftoi se planifikon të largohet në verë, duke fajësuar presionin dhe stresin e menaxhimit të skuadrës katalunase për largimin nga “Camp Nou”.

Megjithatë, që kur njoftoi largimin Barcelona ka shkuar 12 lojë pa humbje, duke marrë tetë fitore, përfshirë 3:2 ndaj PSG-së të mërkurën, ku Pedri u rikthye me asistim.

Pas ndeshjes, Pedri e ka këshilluar Xavin të qëndrojë te Barcelona së paku edhe për një sezon tjetër.

Gjithmonë kemi qenë me trajnerin deri në vdekje dhe për sa kohë të jetë me ne, do të jetë kështu”.

Xavi u rrit te Barcelona dhe provojmë ta mbrojmë klubin siç bëri ai si lojtar. Shpresoj të mendohesh sërish Xavi dhe të qëndrosh për një kohë të gjatë”.

Një numër i zyrtarëve të Barcelonës e ka këshilluar Xavin ta rikonsiderojë vendimin, por tekniku katalunas ka insistuar se nuk ka asnjë ndryshim.

Pas fitores të mërkurën, Xavi iu përgjigj këtyre spekulimeve: “Është koha për ta shijuar fitoren. Por, kjo fitore nuk ndryshon asgjë”.

Mediumi spanjoll “Relevo” raportoi gjithashtu këtë muaj se Joan Laporta dhe nënpresidenti Rafa Yuste po bëjnë çmos për t’ia ndryshuar mendjen trajnerit.

Lajme të ngjashme