Pedri: Duhet të ndodhin shumë gjëra për t'u larguar nga Barcelona
Mesfushori i Barcelonës Pedri thotë se nuk e mendon largimin dhe që duhet të ndodhin shumë gjëra të këqija për t’u larguar nga “Camp Nou”.
Spanjolli thuhet se pëlqehet nga PSG-ja, që po e ëndërrojnë një transferim mirëpo lojtari nuk po e mendon as t’i konsiderojë ofertat.
Pedri së fundmi ka konfirmuar se nuk i shikon fare ofertat dhe që është i fokusuar vetëm për të pasur sukses si futbollist.
“Nuk jam në dijeni të ofertave që vijnë drejt meje, me këtë punë merren përfaqësuesit. Iu them nëse duan t’i dëgjojnë, atëherë le t’i dëgjojnë dhe ata më thonë që të jem i fokusuar te vetja, që është të stërvitem, luaj dhe ta shijoj çdo ditë”.
“Por, shumë gjëra duhet të ndodhin që të largohem nga klubi. Duhet të jetë shumë keq dhe zemëruar. Nuk e shoh pasi Barcelona është klubi i ëndrrave dhe dua të qëndroj për shumë vite”.
Talenti deklaroi se ndihet i lumtur të garojë me Gundoganin për vendin titullar, si dhe të mësojë nga gjermani.
“Është spektakël ta shoh Gundoganin duke stërvitur. E kam parë Oriol te Girona dhe duket si lojtar adekuat për ta zëvendësuar Busquets. Të kemi garë në qendrën e mesfushës na bën më të fortë sepse në fund ndeshjet e Barcelonës shkojnë aty”.
Në fund, Pedri shtoi se Xavi i ka vendosur një objektiv që të shënojë 10 gola dhe të dhurojë 10 asistime, sfidë që synon ta arrijë këtë vit pasi dështoi sezonin e kaluar.
“Vitin e kaluar duhet të arrija 10 gola dhe 10 asistime. Nuk ia dola. Kur u ktheva nga pushimet Xavi më tha se këtë vit duhet ta përmbushi objektivin”.