Pavarësisht frikës për lëndim, Sane pritet të jetë titullar ndaj Arsenalit - NACIONALE

Pavarësisht frikës për lëndim, Sane pritet të jetë titullar ndaj Arsenalit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Leroy Sane pritet të nis nga minuta e parë në ndeshjen kthyese të Bayern Munichut ndaj Arsenalit për Ligën e Kampionëve.

Arsenal dhe Bayern u pajtuan me një barazim 2:2 në “Emirates Stadium”, ndërsa këtë të mërkurë do të mësohet se cila nga dy gjigantët evropianë do të avancojë në gjysmëfinale.

Sane ishte ndër më të mirët në Londër, duke fituar një penallti, të cilën e shënoi pastaj Harry Kane. Sidoqoftë, ish ylli i Manchester Cityt u zëvendësua në minutën e 66-të dhe pastaj mungoi të shtunën ndaj Kolnit.

U raportua që gjermani mund të mungojë ndaj Arsenalit të mërkurën, sidoqoftë “Sky Sports Germany” raporton se ka stërvitur të hënën dhe më shumë gjasë do të jetë gati.

Raporti shton se gjermani pritet edhe të nis nga minuta e parë, gjithnjë nëse Tuchel nuk bën ndonjë ndryshim të çasteve të fundit.

Manuel Neuer gjithashtu ishte në stërvitje pavarësisht që mungoi në fitoren që u zhvillua këtë vikend.

Megjithatë, problemi te Bayern Munich do të jetë mungesa e dy sulmuesve Serge Gnabry dhe Kingslay Coman që kanë pësuar lëndime dhe nuk kanë gjasa të luajnë në mesjavë.

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit do të zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme