Paulo Pogba përjashtohet nga futbolli për katër vite shkaku i dopingut - NACIONALE

Paulo Pogba përjashtohet nga futbolli për katër vite shkaku i dopingut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Juventusit Paulo Pogba është përjashtuar për katër vite nga futbolli shkaku i dopingut.

Sport Repubblica” raporton se kërkesa e Prokurorisë Antidoping është pranuar, kësisoj francezi për katër vite s’do të ketë të drejtë të luajë futboll.

Pogba kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht, ndeshje në të cilën nuk mori pjesë, duke qëndruar në stol deri në fishkëllimën e fundit.

Pogba e kishte refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, duke deklaruar se mori padijeni, gjë të cilën Prokuroria s’e besojë asnjëherë.

Kësisoj, duke marrë parasysh se mbush 31 vjeç më 15 mars, karriera e Pogbas mund të thuhet se është e destinuar të mbyllet kështu.

Gjithashtu shumë shpejtë edhe Juventusi pritet t’ia ndërpres kontratën dhe mbetet të shihet nëse lojtari do të vendosë të pensionohet.

Gjatë tërë karrierës së tij profesionale, Pogba zhvilloi 446 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me 76 gola dhe 99 asistime.

Pogba ishte fantastik edhe te kombëtarja e Francës, ku bëri 91 paraqitje për ekipin e parë duke regjistruar 11 gola dhe nëntë asistime kurse e fitoi Kupën e Botës më 2018 dhe Ligën e Kombeve më 2021.

Lajme të ngjashme