Paulo Dybala i thotë ‘po’ kontratës 75 milionëshe te Al Qadsiah
Sulmuesi Paulo Dybala e ka pranuar ofertën masive në vlerën e 75 milionë eurove, për tre vite kontratë se skuadra e Arabisë Saudite Al-Qadsiah, por Roma ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare.
Sipas “Sky Sport Italia” dhe “Calciomercato”, argjentinasi ka pranuar kontratë trevjeçare për sezon, ku do të fitojë mbi 20 milionë euro pagë, plus bonuset e mëdha.
Agjenti i lojtarit Jorge Antun pritet të udhëtojë për në Itali që të kryejë hapat e radhës me Romën, për ta mbyllur marrëveshjen.
Al-Qadsiah ndërkohë pritet të bëjë ofertë zyrtare në vlerën e 3 milionë eurove, ndërsa me bonuse kjo mund të shkojë në 5 milionë euro.
Roma përndryshe pritet ta refuzojë dhe të negociojë për ndonjë vlerë më të lartë. Ky çmim do të jetë nën klauzolën e lirimit që ishte 12 milionë euro, që skadoi më herët në këtë verë.
“Sky” shton se nëse Roma vendos ta pranojë ofertën e Al-Qadsiash atëherë marrëveshja mund të kryhet shpejtë.
Dybala është stërvitur si zakonisht me bashkëlojtarët të mërkurë, derisa do të përballen me Empolin të shtunën, megjithatë situata mund të ndryshojë pasi argjentinasi është pajtuar për klubin e ri.
Intesa tra Dybala e l'Al-Qadsiah: ora la Roma deciderà se accettare l'offerta araba#SkySport #SkyCalciomercato #Roma #Dybala https://t.co/C1KHF0nScu
— skysport (@SkySport) August 21, 2024