Paulo Dybala do ta paditë Juventusin për 50 milionë euro
Paulo Dybala pritet ta paditë Juventusin për 50 milionë euro, për shkak se klubi nuk ia kishte paguar atij 3 milionë euro nga marrëveshja e dytë për pagën, sipas mediave italiane.
Historia mes Dybalas dhe Juventusit rrezikon të përfundojë me betejë ligjore, pasi klubi ende ia ka borxh rreth 3 milionë euro bardhezinjve nga manovra e dytë e pagave që FIGC dhe Prokurori i Torinos po i hetojnë.
Argjentinasi dëshiron që Juventusi t’ia paguajë 3 milionë eurot deri në prill, ose do ta padisë ish-klubin e vet, sipas mediave italiane.
Kjo nuk është e gjitha, avokati i Dybalas është i vendosur ta paditë Juventusin sepse argjentinasit nuk iu vazhdua kontratën e skaduar në vitin 2021-22.
Avokati i tij Luca Ferrari i ka thënë ndihmësprokurorit Marco Gianoglio dhe prokurorit Mario Bendoni më 28 shkurt se klubi dhe klienti i tij ishin pajtuar për kontratë të re në çdo element thelbësor: një kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 9.2 milion eurove neto.
Dybala kishte lejuar përfaqësuesin e tij, i cili nuk është menaxheri i tij - të publikonte detajet e marrëveshjes së tij para prokurorëve të Torinos duke e shmangur fshehtësinë profesionale.
“Mendoj që do t’i ndjek dy rrugët”, i ka thënë Ferrari prokurorëve Gianoglio dhe Bendoni.
“Veproni edhe bazuar në renovimin që ka dështuar edhe bazuar në shkrimet mbrojtëse të nënshkruara me manovrën e dytë.”
Dybala kishte nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me Juventusin, sipas të cilës argjentinasi do t’i merrte 3 milionë euro pavarësisht se a do të qëndronte në Juventus apo do të largohej.
Kontrata e Dybalas skadoi në qershor 2022, por Juventus fillimisht kishte rënë dakord për të zgjatur qëndrimin e tij në fund të vitit 2021, duke ndryshuar mendjen pas disa muajve, sepse e bleu për rreth 80 milionë euro Dusan Vlahoviqin nga Fiorentina.
Prandaj, Dybala jo vetëm që do ta paditë Juventusin për 3 milionë borxh, por edhe do t’i kërkojë edhe 50 milionë më shumë, që është dallimi mes marrëveshjes që kishte arritur me Juventusin dhe kontratës trivjeçare që nënshkroi me Romën verën e kaluar./Orselina Lazraj/