Paul Pogba ndër tifozët e Francës në stadium ndaj Belgjikës - NACIONALE

Paul Pogba ndër tifozët e Francës në stadium ndaj Belgjikës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Paul Pogba ka bërë ndër paraqitjet e rralla për ta mbështetur Francën në përballjen ndaj Belgjikës, të hënën.

Ish ylli i Manchester Unitedit momentalisht është i dënuar që të mos luajë futboll shkaku që doli pozitiv te një substancë e ndaluar, thuajse 11 muaj më parë.

Pogba është parë rrallë në publik që nga ndalimi i tij, por 31-vjeçari pranoi një ftesë nga Federata Franceze e Futbollit për të marrë pjesë në ndeshjen e 16-të të fundit të Euro 2024 kundër Belgjikës.

Atij iu bë gjithashtu një pritje e madhe nga tifozët francezë, të cilët i takoi në një park tifozësh në Dusseldorf disa orë para ndeshjes.

Duke folur për RMC Sport para ndeshjes, Pogba tha se ishte i sigurt për shanset e suksesit të Francës në Euro 2024.

“Jam i lumtur që jam këtu, për të mbështetur ekipin tim. Është një ndeshje shumë e rëndësishme”.

“I uroj më të mirën të gjithëve që do të jenë në fushë. Të gjithë janë të emocionuar.

'E ndjej. Kemi lojtarë, cilësi. E dimë që ka pak rivalitet në këto ndeshje kundër Belgjikës.

“Do të jetë një ndeshje shumë e mirë për të dyja skuadrat. Do të jetë një ndeshje që do të përcaktojë euron për ekipin francez.

“Trajneri ka marrë lojtarë të vendosur, të cilët janë të uritur. Do të jetë një test shumë i mirë. Është kompeticioni, nuk ka ndeshje të lehtë”.

Lajme të ngjashme