Pasi u refuzuan nga Kepa Arrizabalaga, Bayern Munich mendon për David de Gean - NACIONALE

Pasi u refuzuan nga Kepa Arrizabalaga, Bayern Munich mendon për David de Gean

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjiganti gjerman, Bayern Munich, është duke shqyrtuar mundësinë për të nënshkruar me portierin spanjoll David de Gea, pasi Kepa Arrizabalaga i refuzoi ata për një huazim te Real Madridi.

Bayern Munich, pasi u përball me një refuzim nga Kepa Arrizabalaga, e ka zhvendosur fokusin te ish-portieri i Manchester United, David de Gea. Klubi gjerman po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të De Geas për të përforcuar opsionet e tyre në portë, sipas raportimeve të gazetës gjermane Sport1.

Ylli i Bayernit dhe Gjermanisë, Manuel Neuer, pësoi një lëndim në këmbë pas Kupës së Botës vitin e kaluar. Portieri veteran nuk është rikuperuar ende dhe zëvendësuesi i tij i përkohshëm, Yann Sommer, është larguar nga klubi gjithashtu duke lënë gjigantët bavarez në kërkim të një zëvendësuesi tjetër.

De Gea 2:1

Gjashtë herë kampionët evropianë kishin përzgjedhur në listën e ngushtë Kepan të Chelseat, por spanjolli zgjodhi Madridin në vend të klubit gjerman. Kjo i ka detyruar që ta kthejnë vëmendjen te bashkëkombasi i tij dhe ish-portieri i Manchester United, De Gea.

32-vjeçari njoftoi largimin e tij nga Djajtë e Kuq gjatë verës dhe aktualisht është pa klub.

Kampionët gjermanë do të fillojnë mbrojtjen e titullit kundër Weder Bremenit më 18 gusht dhe mbetet për t’u parë nëse do të bëjnë një lëvizje për spanjollin.

Lajme të ngjashme