Pasi triumfuan në EURO 2024, Spanja e fiton edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike
Kombëtarja e Spanjës pasi triumfoi më 14 korrik në Kampionatin Evropian, tani ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Paris 2024, duke e mposhtur Francën me rezultat 5:3 pas 120 minutave lojë.
Përbërja e Furisë së Kuqe dalloi shumë në Lojërat Olimpike me EURO 2024, pasi vetëm dy lojtarë janë paraqitur në të dy turnetë.
Të udhëhequr nga Santi Denia, Spanja arriti ta përmbyste rezultatin shpejt në pjesën e parë, kështu duke arritur deri te fitorja, ndonëse Franca e Thierry Henrys u kujdes ta bënte shumë të vështirë këtë përballje për Furinë e Kuqe.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Franca, kur Enzo Millot shënoi në minutën e 11-të, me portierin Tenas që reagoi keq.
GOAL | France U23 1️⃣ - 0️⃣ Spain U23
— Goat Chief (@goat10_chief) August 9, 2024
Enzo Millot scores ⚽️ #Paris2024 pic.twitter.com/0c55xX9j0T
Por, Spanja u kundërpërgjigj shpejt. Ishte Fermin Lopez i Barcelonës që realizoi bukur për rezultatin 1:1 në minutën e 18-të, kur u asistua nga Alex Baena.
🇪🇸🔑Fermin Lopez equalizes. It’s now 1-1. Fermin’s movement through the middle is unmatched. pic.twitter.com/EcW3DFewDd
— BARCA MEDIA (@Barca_Media_) August 9, 2024
Lopez shënoi golin e dytë personal në minutën e 25-të, duke e përmbysur rezultatin në 2:1.
Spain gets the lead with Ferminpic.twitter.com/2n4StMrSHC
— PushGoals (@PushGoals) August 9, 2024
Teksa, Baena shënoi gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në minutën e 28-të, për të çuar shifrat në 3:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
⚽️ Goal: Alex Baena | France 1-3 Spain
— PushGoals (@PushGoals) August 9, 2024
Super freekick goal!pic.twitter.com/iddcXJ10tw
Franca ishte shumë më kërkuese në pjesën e dytë, natyrisht pasi ishin në ndjekje të rezultatit.
Ata arritën të shënonin dy gola, që ishin të mjaftueshme për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Një ndërprerje në minutën e 78-të, me Michael Olise që asistoi, ishte lojtari i Monacos, Akliouche, që çoi topin në rrjetë për rezultatin 3:2.
⚽️ Goal: Maghnes Akliouche | France 2-3 Spainpic.twitter.com/3n6L5MBVGm
— PushGoals (@PushGoals) August 9, 2024
Teksa për të barazuar rezultatin u kujdes Mateta, i cili shënoi nga penalltia në minutat shtesë për 3:3.
Për t'u mësuar fituesi kishte nevojë për vazhdime, aty ku Spanja ia doli ta kthente sërish epërsinë për ta fituar ndeshjen me rezultat 5:3.
Ishte Sergio Camello që shënoi bukur në minutën e 100-të për rezultatin 4:3.
⚽️ Goal: Sergio Camello | France 3-4 Spain | 🅰️ A. Barnabepic.twitter.com/Q3OEG5BUNk
— PushGoals (@PushGoals) August 9, 2024
Camello përsëri shënoi në minutën e fundit të vazhdimeve për rezultatin përfundimtar 5:3, me portierin Tenas që asistoi në mënyrë fantastike.
🚨🏅 GOAL | France 3-5 Spain | Sergio Camello
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 9, 2024
SERGIO CAMELLO MAKES IT FIVE !!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/GVJnJezHOd
Me rezultatin 5:3 fitoi Spanja, kështu duke u stolisur me medalje të artë në Lojërat Olimpike në shtëpinë e Francës.
Franca në anën tjetër mori medalje të argjendtë, ndërsa Maroku me fitore të thellë ndaj Egjiptit e fitoi të bronztën.