Pasi e fishkëllyen Granitin në Prishtinë, reagon Ragip Xhaka: Lideri dhe kapiteni im - NACIONALE

Pasi e fishkëllyen Granitin në Prishtinë, reagon Ragip Xhaka: Lideri dhe kapiteni im

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ragip Xhaka ka reaguar pas fishkëllimave ndaj Granit Xhakës në Prishtinë

Postimi:

Lideri dhe kapiteni im, Granit,

Çdo hap që kam hedhur nga Kosova deri në Zvicër, çdo vendim që kam marrë, e kam bërë duke menduar për ty dhe për Taulantin.

Pse?

Sepse desha që ju të rriteni të drejtë, të ndershëm, të fortë dhe të paepur. Desha t’ju mësoj të përballeni me çdo sfidë dhe çdo sakrificë, dhe ju e keni bërë këtë me nder e me karakter.

Jam krenar, biri im.

Desha që ta donit veten, familjen dhe atdheun e të parëve tanë dhe ju e bëni këtë çdo ditë.

Ju mësova si luftohet e si qëndrohet përballë më të këqijve, dhe sa herë ua solli jeta beteja të vështira, ju u ngritët më të fortë.

Sa herë që dikush nuk ju ka dashtë, ju keni falenderuar. Dhe në fund, ju prapë ju kanë dashtë sepse zemra e madhe fiton gjithmonë.

Për gjithçka që jeni dhe gjithçka që keni bërë, unë jam krenar pa masë me ju.

Ju jeni dhe do të mbeteni dy zemrat e krenarisë sime.

Me shumë dashuri,

Babi

Lajme të ngjashme