Pas Messit, klubi saudit i bën ofertë marramendëse edhe Karim Benzemas - NACIONALE

Pas Messit, klubi saudit i bën ofertë marramendëse edhe Karim Benzemas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Karim Benzema ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite, vendi i cili po kërkon t’i përdorë superyjet për ta forcuar fushatën për mbajtjen e Kupës së Botës 2030.

Megjithëse pati sezon të fuqishëm, Benzema nuk dihet më rehat në Real Madrid.

Në marrëveshjen e sulmuesit francez me klubin ekziston një klauzolë e pashkruar për Topin e Artë, falë të cilës kontrata e tij u vazhdua edhe për një vit tjetër nga klubi kur ai e fitoi Topin e Artë në fund të vitit 2022.

Benzema, megjithatë, nuk ka thënë ende publikisht se i përkushtohet klubit.

AS raporton se Benzemas, bashkë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messi, u janë ofruar kontrata luksoze nga klubi i Arabisë Saudite Al-Hilal që tejkalojnë shumën prej 400 milionë eurove gjatë dy sezoneve.

Atyre i është ofruar edhe të paguhen si ambasadorë për fushatën e Arabisë Saudite për ta organizuar Kupën e Botës 2023.

Cristiano Ronaldo luan tashmë në Lindjen e Mesme pasi iu bashkua Al-Nassrit në fund të vitit 2022.

Votimi për organizatorin e Botërorit 2030 do të mbahet më 24 shtator 2024, me Spanjën, Portugalinë, Ukrainën dhe Marokun rivale të Arabisë Saudite.

Lajme të ngjashme